Mesfushori lezhjan fut në “sherr” klubet e Superiores!

0%

Erisildo Smaçi zhvilloi sezon pozitiv me Drenicën dhe Prishtinën e Re në Superligën e Kosovës, ndërsa po tërheq vemendje të madh. Sipas raportimev të “Dueli Sportiv” nga Kosova, për mesfushorin lezhjan, interesimi është i madh, jo vetëm nga klube të Superligës, por edhe Superiores në Shqipëri.

Mbetet të shihet se kush do të jetë fanela që do të djerësisë 28-vjeçari në sezonin e ri, ndërsa nuk përmenden emra konkret ekipesh. Smaçi ka eksperiencë të madh në futbollin shqiptar, pasi ka luajtur me moshat e Partizanit, ekipin kryesor të Dinamos e Tiranës, me pak fjalë ka “shëtitur” elitën e skuadrave kryeqytetase..

Burimi: Bota Sot