Mateo Pellegrino te Fiorentina, marrëveshja pranë mbylljes!

0%

Fiorentina është shumë pranë transferimit të Mateo Pellegrinos nga Parma. Sulmuesi argjentinas është objektivi kryesor i klubit vjollcë për repartin ofensiv dhe negociatat kanë hyrë në fazën finale. Sipas raportimeve të Gazzetta dello Sport, Pellegrino po shkon drejt Fiorentinës, ndërsa Parma tashmë është duke menduar për zëvendësuesin e tij.

Pellegrino vlerësohet rreth 30 milionë euro dhe formula e operacionit mund të jetë një huazim me detyrim blerjeje. Fiorentina e ka monitoruar prej kohësh sulmuesin dhe tashmë palët janë shumë pranë gjetjes së marrëveshjes përfundimtare. Në Parma, ndërkohë, kanë nisur të lëvizin për zëvendësimin e argjentinasit, me Thomas De Martis të Lanusit në listën e kandidatëve.

Burimi: Bota Sot