Kuvendi i Kosovës sot (e mërkurë) u përfshi nga tensione dhe përplasje mes deputetëve, duke sjellë skena që tërhoqën vëmendjen edhe në rrjetet sociale. Gjatë seancës, deputetja e PDK-së, Sala Jashari, pati një përplasje verbale me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Ndërkohë, në një tjetër incident situata eskaloi në përplasje fizike mes deputetes së VV-së, Arbërie Nagavci dhe deputetes së AAK-së, Albana Bytyqi. Foto: Instagram Pamjet dhe zhvillimet e tensionuara në Kuvend u komentuan gjerësisht edhe në rrjetet sociale. Në mesin e personave që reaguan ishte edhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Sasa Hoda.
Përmes një postimi në Instastory, Sasa ironizoi situatën, duke shkruar: “Parlamenti i Kosovës Big Brother se jo mahi”. Me këtë deklaratë, ajo bëri një krahasim mes përplasjeve të ndodhura në Kuvend dhe formatit televiziv Big Brother, duke shprehur në mënyrë ironike qëndrimin e saj për ngjarjet e sotme.
