Drejtuesit e Barcelonës janë të vendosur për të nënshkruar me mesfushorin Rodri. Ata po këmbëngulin për të bindur Manchester City që lojtari të kthehet në La Liga. Katalanasit kanë bërë zyrtarisht te “qytetarët” edhe ofertën e dytë prej 60 milionë eurosh. Klubi anglez reziston për momentin dhe mbetet për t’u parë, nëse propozimi i ri ekonomik nga Barcelona do ta ndryshojë situatën, apo jo.
Manchester City kërkon 80 milionë euro për të lëshuar fituesin e “Topit të Artë”. Ka një diferencë prej 20 milionë eurosh në këtë moment, por ndoshta secila palë do të bëjë diçka për të shkuar te marrëveshja. Për Rodrin pati edhe një interesim të Real Madrid, ndërsa tani janë katalanasit ata që duan me çdo kusht kapitenin e Spanjës me fanellën blaugrana.
