Gashi: Koha që LDK-ja të flasë

0%

Shpërndaje në: Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se po mungon një qëndrim i qartë i LDK-së. Gashi ka thënë se, në një situatë të tillë, Kosovës i duhet më shumë dialog, maturi dhe angazhim për shtetin dhe Republikën.

“Situata në Kuvend po shkon drejt përplasjeve fizike, ndërsa insistimi për bllokimin e tij vazhdon”, ka shkruar Gashi në Facebook. Sipas tij, në këtë moment kritik “po mungon një pozicionim i qartë dhe i fortë i LDK-së”. “Në fakt, Kosovës po i mungon LDK-ja. Po i mungon fryma Rugoviane”, ka deklaruar ai. Në fund, deputeti i LDK-së i ka bërë thirrje partisë së tij që të reagojë.

Edhe Arbëri 24 qer 2026 Përçarjet në LDK e nxjerrin jashtë lojës Osmanin si kandidate për president “Është koha që LDK-ja të flasë”, ka përfunduar Gashi. Në Kuvend po qëndrojnë deputetë të PDK-së e Aleancës, tek po kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive. Aty nuk janë deputetët e LDK-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha