Kuvendi sot ishte arenë e përplasjeve verbale e fizike ndërmjet deputetëve të PDK-së e Aleancës me atë të Lëvizjes Vetëvendosje. E pas situatës të tensionuar sot në Kuvend, ka reaguar edhe deputeti i LVV, Nezir Kraki. Ai “zbërthen skenarin” e PDK-së, gjersa thotë se synojnë zgjedhje.
“Gjuajtje me ujë, letra, kapje për duarsh”, tensione në Kuvend – deputetët përplasen fizikisht e verbalisht Lexoni të plotë postimin e tij: Pasha besen PDK jane artista Veç kqyrni qysh kane shku n’Kuvend me regji e skenar qysh me kap momente revolucionare. « Perleshje me filan deputetin » 2 minuta me vone video ne facebook.
Mjafton me ia hedh nje sy profileve te deputeteve PDK e AAK ne FB me e kuptu anen qesharake te ketij revolucioni teatral. Tash qe Tima e kishte momentin e saj te krojshes me vo, Ganja vrap me gjujt uje e Albana e AAK-se vrap me gjujt me brryla. Kjo tregon qe keta synojne zgjedhje dhe fushata ka fillu ne kampin e tyre.
Nderkohe ne po tentojme ta bejme Kosoven me institucione legjitime dhe stabile, ne respekt te vullnetit te popullit. Atij popullit qe keta i ka nxjerre dibiduz qe 3 here rresht.
