“N’trup mos më prek”, Musliu përplaset me sigurimin e Kuvendit

0%

Tensionet në Kuvendin e Kosovës kanë vazhduar me një tjetër përplasje, kësaj radhe mes deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, dhe njërit prej truprojave të Kuvendit. Musliu është dëgjuar duke e akuzuar truprojën se e kishte prekur dhe tërhequr për trupi gjatë situatës së tensionuar në sallë. “N’trup m’preke, m’tërhiqe, mos më prek. Hera e parë e fundit që më prek. Mos më prek.

Ti mu nuk më prek, mos më prek”, është dëgjuar duke thënë Musliu. Ndërkaq, nga ana tjetër Nagavci i është kundërpërgjigjur Musliut duke iu referuar incidentit të mëparshëm, kur ajo ishte lagur me ujë. “Ganimete, ti mu më gjujte me ujë”, i është drejtuar Nagavci deputetes së PDK-së.

“Gjuajtje me ujë, letra, kapje për duarsh”, tensione në Kuvend – deputetët përplasen fizikisht e verbalisht Musliu iu kundërpërgjigjë duke i thënë me deputeten e LVV-së, Arbërie Nagavci, duke e kritikuar për praninë dhe deklaratat e saj në Kuvend. “Për pikë të qejfit se keni ardh e po rreni”, ka deklaruar Musliu.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi