Rilindja 1974 nga Lugu i Baranit ka emëruar kryetrajnerin e ri. Behar Maliqi ka marrë timonin e klubit që pretendon rezultate sa më të mira në edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. “Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Behar Maliqi është trajneri i ri i klubit tonë.
Maliqi, i cili për dy vite ka qenë pjesë e stafit të FC Prishtina në rolin e ndihmëstrajnerit, nga sot merr drejtimin e skuadrës sonë si kryetrajner. I urojmë shumë suksese Beharit në këtë detyrë të re dhe besojmë se së bashku do të arrijmë objektivat e klubit!” , thuhet nga KF Rilindja 1974.
