Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar nga një muaj paraburgim për tre të dyshuarit lidhur me rastin e 10 gushtit në rrugën “Dëshmorët e Hereçit”, ku një person u plagos me armë zjarri.
Sipas njoftimit të Gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar ndaj Hilmi Dula, i dyshuar për veprat penale “vrasja në tentativë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa Ariton Dula dhe E.G. dyshohen për “pjesëmarrje në rrahje”. Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për rastin.
Sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Gjakovës, më , rreth orës , në rrugën “Dëshmorët e Hereçit”, pas një mosmarrëveshjeje dhe konflikti fizik, i dyshuari Hilmi Dula dyshohet se ka shtënë disa herë me armë në drejtim të të dëmtuarit D.G., duke e qëlluar në pjesën e sipërme të këmbës së majtë.
I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, ndërsa i dyshuari dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Me këtë vendim, të pandehurit H.D., A.D., dhe E.G., do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaji, periudhë kjo që do të llogaritet nga data e arrestimit me deri më .Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.”, thuhet në njoftim.
Plagosja me armë në Gjakovë: Prokuroria kërkon paraburgim për tre të dyshuarit Ekskluzive | Këta janë të dyshuarit për tentim-vrasjen në Gjakovë – 29-vjeçari u plagos me a*më pas një konflikti Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
