Spalletti: Jam i kënaqur me paraqitjet e Douglas Luiz

0%

Juventusi rikthehet te fitorja në një ndeshje miqësore ndaj Palermos dhe Luciano Spalletti është i kënaqur me përmirësimin e skuadrës: “Më pëlqeu ndeshja, sepse u zhvillua me ritëm mjaft të lartë, ndaj një kundërshtari që di të pozicionohet mirë dhe që na krijoi vështirësi, duke qëndruar shumë kompakt dhe u nisur në kundërsulm.

Ishte një stërvitje e mirë, luajtëm me shpejtësi dhe patëm disa kombinime interesante. Megjithatë, humbëm shumë topa dhe në këtë aspekt duhet të përmirësohemi si skuadër”. Çfarë i mungon ende Juventusit: “Duhet të gjejmë ekuilibrat, por kemi luajtur dhe kemi parë sërish një skuadër me besim”. Për Douglas Luiz, i cili ka qenë titullar në të gjithë turneun, Spalletti tha: “A d o të qëndrojë?

Këtë do ta vlerësojmë dhe me shumë gjasa do të jetë kështu. E kam aktivizuar gjithmonë për ta njohur më mirë. Ka cilësi të padiskutueshme. Duhet të vlerësojmë mbulimin e fushës, por ai mund të luajë si me një partner më mbrojtës, ashtu edhe me një më ofensiv. Ka shumë fleksibilitet, di të futet në zonat e hapësirave. E njeh futbollin dhe di ta luajë; jam i kënaqur me të”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për Yildiz vlerësoi jo vetëm golin: “Ai u sakrifikua shumë duke ndjekur mbrojtësin e krahut, me përulësinë dhe profesionalizmin e një djaloshi serioz që jep gjithçka për skuadrën dhe klubin”. Për Kalulu, i cili mungoi edhe në stol: “Nuk na shqetëson. Bravo Gatti, i cili luajti më shumë se gjysmëorën e parashikuar. Luajti shumë mirë dhe bëri një ndeshje të mirë”.

Në fund, Spalletti foli edhe për humbjen ndaj Interit: “ Jam i kënaqur. Edhe ndaj Interit zhvilluam një ndeshje të mirë, por gabuam në disa gjëra, duke u dhënë kundërshtarëve mundësinë të merrnin kontrollin e ndeshjes dhe të vraponin pak më shumë. Më pas bëmë atë që duhej të bënim dhe ndoshta një episod me fat mund ta kishte ndryshuar rezultatin përfundimtar. Gjithsesi, është në rregull.

Mund të jemi më agresivë dhe më të përulur, sepse duhet të përmirësohemi ende”.

Burimi: Bota Sot