“Po të vjen era e gojës”, përplasje verbale në Kuvend, Gërvalla

0%

Deputetja e Guxo-s, Donika Gërvalla është përballur me deputetet e Kuvendit të Kosovës, të cilët po kërkojnë që partia fituese e zgjedhjeve të 7 qershorit të thërrasë seancën konstituive. Gjatë përplasjes verbale, Gërvalla u ka bërë thirrje deputetëve që të marrin pjesë në takime për të diskutuar situatën politike dhe çështjen e zgjedhjes së presidentit. “Pse nuk vini në takim?

Dy mundësi ka, ejani takohemi, flasim për presidentin”, ka thënë Gërvalla. Çitaku: Dyert janë të mbyllura për deputetët në Kuvend, Haxhiu: Jo, jo, e hapur është Ndërkohë, deputetet e PDK-së, Blerta Deliu dhe Eliza Hoxha, kanë reaguar duke kërkuar që të thirret seanca konstituive dhe të respektohet Kushtetuta. “Thirrni seancën”, kanë brohoritur deputetet e PDK-së.

Debati është tensionuar më tej kur Gërvalla i është drejtuar Deliut me një koment personal lidhur me higjienën, duke i kërkuar të largohej pak. “Largohu pak, po të vjen era e gojës”, tha Gërvalla. Pavarësisht këtij momenti, Deliu ka vazhduar t’i bëjë thirrje Gërvallës që të thirret seanca konstituive.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi