Harbin Vitija “Plaku” vazhdon ende trajtimin në Fizioterapi të

0%

Sipas informacioneve që ka siguruar Gazeta Sinjali, Harbin Vitija, i njohur si “Plaku”, tashmë po merr trajtim në Klinikën e Fizioterapisë në QKUK, ku është përfshirë në procesin e rehabilitimit pas plagosjes së rëndë me armë zjarri.

Vitija ishte plagosur rëndë më 14 maj në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ku dy persona të maskuar dyshohet se kishin hyrë në një kafiteri dhe kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të tij Si pasojë e të shtënave, ai ishte goditur në kokë dhe kishte pësuar lëndime të rënda.

Pas incidentit, Vitija ishte dërguar me urgjencë në QKUK, ndërsa gjendja e tij fillimisht ishte raportuar si kritike. Për disa ditë ai kishte qëndruar në kujdes intensiv, para se të transferohej në Klinikën e Neurokirurgjisë për vazhdimin e trajtimit. Më herët, drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë, Besnik Elshani, kishte konfirmuar për Gazetën Sinjali se gjendja e Vitisë ishte stabile.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, sipas burimeve të Sinjalit, pas trajtimit në Neurokirurgji, Vitija është transferuar në Klinikën e Fizioterapisë, ku po vazhdon procesin e rehabilitimit.

Drejtori i Neurokirurgjisë për Sinjalin: Gjendja e Harbin Vitisë i njohur si “Plaku” “është stabile” Sulmi ndaj tij është ende nën hetim nga organet kompetente, ndërsa motivi dhe personat e dyshuar për kryerjen e tij mbeten çështje e hetimeve. “Plaku” i Prishtinës në gjendje kome pas atentatit, autorët zhduken pa gjurmë Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com