Tahiri: Bllokimi i Kuvendit është cenim i sovranitetit, rendit

0%

Deputeti i Aleancës Besnik Tahiri, është deklaruar nga foltorja e Kuvendit pas ftesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për vazhdimin e seancës konstituive. Tahiri tha se deputetët ndodhen në Kuvend pas ftesës së PDK-së, me qëllim të ushtrimit të një funksioni që, sipas tij, është jetik për Kosovën.

“Ne ndodhemi këtu me ftesë të PDK-së për të ushtruar një funksion që është jetik për Kosovën ”, tha Tahiri.. Ai theksoi se sovraniteti i takon qytetarëve dhe institucioneve të zgjedhura, duke e cilësuar bllokimin e punës së Kuvendit si cenim të rendit kushtetues dhe demokracisë. “Sovraniteti i takon popullit, i takon institucioneve të zgjedhura.

Bllokimi i Kuvendit të Kosovës është cenim i sovranitetit, rendit kushtetues dhe demokracisë ”, deklaroi ai. Tahiri tha se deputetët nuk do të lejojnë, në asnjë mënyrë, që sipas tij, të cenohet e drejta e qytetarëve. “Ne nuk do të lejojmë në asnjë formë, në asnjë mënyrë, që të dhunohet e drejta e qytetarëve”, u shpreh deputeti i Aleancës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot