Kaos në Kuvendin e Kosovës, PDK pengon konferencën e Albulena Haxhiut

0%

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ndërprerë një konferencë për media në hollin e Kuvendit, pasi pranë saj u shfaqën deputetë të PDK-së dhe AAK-së, të cilët kërkuan vazhdimin e seancës konstituive. Haxhiu tha se prania e deputetëve po ia pamundësonte mbajtjen e konferencës dhe iu drejtua deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.

“Ah, paska planifiku PDK-ja me mbajtë konferencë. Hajdeni. Vazhdoni”, tha Haxhiu. Më pas, ajo shtoi: “ Në momentin kur PDK-ja na e bën të mundur, na lejon të mbajmë konferencë, dal”, përpara se të largohej nga foltorja. Teksa po largohej, deputetë të PDK-së i kërkuan Haxhiut të thërriste seancën, duke i thënë: “Thirre seancën” dhe “Mos ik”.

Burimi: Bota Sot