Konfirmohen dy shtatzëni të reja me IVF në QKUK

0%

Dy shtatzëni të reja janë konfirmuar pas procedurave të fertilizimit të asistuar (IVF), të realizuara në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Shtatzënitë janë konfirmuar përmes analizës së β-hCG-së, në kuadër të programit të fertilizimit të asistuar që po zbatohet në sistemin publik shëndetësor, bën të ditur QKUK.

Në ditët në vijim pritet edhe konfirmimi i shtatzënive të tjera, duke shënuar rezultate të reja në ofrimin e shërbimeve të fertilizimit të asistuar në sektorin publik. Urime për të gjitha familjet dhe ekipin mjekësor për këto lajme të gëzueshme!

Burimi: Bota Sot