Shpërndaje në: Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës nuk e kanë lejuar as ministren në detyrë të Drejtësisë, Donika Gërvalla, të flas në aktivitetin që po mbahet me qytetarë në Kuvendin e Kosovës. Gërvalla u përball me brohoritjet e PDK-së: Demokraci, UÇK.
Paraprakisht edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, u përball me të njëjtën situatë, me ç’rast nuk e mbajti as konferencën për media në hollin e Kuvendit të Kosovës.
Burimi:
Koha
