Nuk kanë marrë ende kompensim për karburantin, Shoqatat e Transporti

0%

Shoqatat e transportit publik kanë paralajmëruar reduktimin e flotës urbane nëse deri në fillim të javës së ardhshme nuk marrin një përgjigje nga qeveria për kompensimin e karburantit. Për News24, përfaqësues të operatorëve shprehen se vonesa në pagesat për muajt mars, prill dhe maj po rëndon ndjeshëm financat e kompanive të transportit.

Qeveria ka miratuar skemën e kompensimit me 50 lekë për litër karburant për operatorët e transportit publik. Megjithatë, sipas tyre, edhe pse dokumentacioni i nevojshëm është plotësuar, fondet ende nuk janë disbursuar.

Shoqatat Kombëtare të Transportit Urban dhe Interurban i janë drejtuar Ministrise të Financave, te Infrastrukturës dhe Energjetikës, Pushtetit Vendor dhe Bashkisë Tiranë, duke kërkuar informacion mbi arsyet e vonesës si dhe përcaktimin e një afati konkret për pagesat.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Operatorët thonë se gjatë kësaj periudhe kanë vijuar të përballojnë me fondet e tyre kostot e aktivitetit, ndërsa çmimi i karburantit mbetet i lartë. Përveç pagesës së kompensimit për tre muajt e kaluar, ata kërkojnë që skema e mbështetjes financiare të vijojë edhe pas muajit maj, për sa kohë çmimet e karburantit mbeten në nivele të larta.

Operatoret thonë se reduktimi i numrit te mjeteve urbane në qarkullim do të ndikonte në frekuencën e autobusëve dhe kapacitetin e transportit publik, duke prekur drejtpërdrejt qytetarët. Operatorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për disbursimin e kompensimit të miratuar dhe një vendim për vijimin e mbështetjes financiare.

Burimi: Bota Sot