Deputetët e PDK-së futen në sallën kryesore të Kuvendit, kërkojnë

0%

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë futur në sallën kryesore të Kuvendit, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri aktualisht po mban një konferencë për media, ku paralajmëroi “hapa” për mbrojtjen e demokracisë dhe Kushtetutës. “PDK është në Kuvend.

KUSHTETUTË – REPUBLIKË! #HapeniKuvendin”, shkroi PDK-ja në një postim në Facebook. Me kërkesë të kryeministrit në detyrë, kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, seanca konstituive e Kuvendit që nisi më 6 korrik u ndërpre dy herë radhazi.

Ai nuk e ka propozuar kandidatin për kryeparlamentar, pasi e konsideron të padobishme që të zgjidhet kryeparlamentari dhe nënkryetarët pa një marrëveshje paraprake për zgjedhjen e Presidentit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot