Ish-futbollisti i Tiranës, Johan Kortez ka gjetur tashmë një ekip të ri jashtë Shqipërisë. Pasi kontribuoi në mbijetesën e bardhebluve në Superiore, qendërmbrojtësi ka firmosur me klubin kosovar, Drenica.
Këtë e ka konfirmuar vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale ky shfaqet i veshur me fanellën e klubit të ri. 26-vjeçari nga Kosta Rika luajti vetëm një sezon për Tiranën dhe tani është gati për aventurën e re në Kosovë.
Burimi:
Bota Sot
