Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, priti në takim Drejtorin e Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, dhe bashkëpunëtorët e tij. Fillimisht, Drejtori i Policisë, z. Hoxha, e uroi Kryeprokurorin Gashi për detyrën e re.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.
Kryeprokurori i Shtetit dhe Drejtori i Policisë së Kosovës u pajtuan për intensifikimin e komunikimit dhe bashkërendimit të vazhdueshëm ndërmjet dy institucioneve, duke e vlerësuar këtë si element thelbësor për shkëmbimin efikas të informacioneve, koordinimin e veprimeve hetimore dhe trajtimin sa më profesional të rasteve penale, në përputhje me kompetencat ligjore të secilit institucion.
