Blerjet që bëhen çdo ditë janë pjesë e pandashme e rutinës së familjeve, por këtë periudhë ato mund të sjellin edhe mundësi për të fituar shpërblime me vlerë. Interex ka rikthyer lojën shpërblyese “Ëndrra Vazhdon me Aplikacion”, duke u ofruar konsumatorëve mundësinë që përmes blerjeve të produkteve pjesëmarrëse të bëhen pjesë e një gare me një gamë të gjerë shpërblimesh.
Loja shpërblyese është aktive nga 27 korriku deri më 19 tetor, duke u dhënë konsumatorëve kohë për t’u bërë pjesë e saj dhe për të garuar për shpërblimet e ofruara. Lista e shpërblimeve përfshin çmime të ndryshme, nga teknologjia dhe pajisjet për shtëpi, deri te automjetet dhe shpërblimet në para.
Në mesin e tyre janë çmimi kryesor prej 10,000 euro CASH, tre shpërblime nga 5,000 euro CASH, si dhe 3 Vespa. Për adhuruesit e teknologjisë janë paraparë 11 iPhone 17 Pro dhe 11 Samsung S26 Ultra, ndërsa për shtëpinë 3 pajisje Dyson dhe 3 fshesa robot.
Pjesë e shpërblimeve janë edhe 11 kuponë Interex me vlerë 100 euro, 11 kuponë vjetorë me vlerë 1,200 euro, si dhe 3 shpërblime kuponë vjetorë në Shell me vlerë 1,200 euro. Në këtë mënyrë, shpërblimet janë të orientuara drejt nevojave dhe dëshirave të ndryshme të konsumatorëve. Pjesëmarrja në lojë bëhet përmes aplikacionit Interex.
Konsumatorët duhet të blejnë produktet pjesëmarrëse në lojë dhe të skanojnë aplikacionin Interex gjatë pagesës, duke u bërë kështu pjesë e shorteve për shpërblimet e përcaktuara.
Loja shpërblyese e sjell një element shtesë në përvojën e blerjeve të përditshme: një rutinë që zakonisht përfundon me çantat e mbushura me produkte, mund të përfundojë edhe me një shpërblim që ndryshon një plan, realizon një dëshirë apo thjesht sjell një surprizë të këndshme. Me aplikacionin Interex , blerjet e përditshme mund të sjellin më shumë se vetëm atë që kërkoni në listën tuaj.
