Zyrtare: Chavarria transferohet te Chelsea për 21 milionë euro

0%

Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit spanjoll Pep Chavarria nga Rayo Vallecano. 28-vjeçari ka nënshkruar kontratë me klubin londinez deri në vitin 2031 dhe do t’i bashkohet menjëherë skuadrës në Cobham, në përgatitjet për sezonin 2026/27. “Jam shumë i emocionuar që do të filloj. Chelsea është një nga klubet më të mëdha në botë dhe kjo është një mundësi e madhe për mua.

Jam i përgatitur dhe do të punoj shumë për ta ndihmuar ekipin të arrijë sukses”, deklaroi Chavarria pas transferimit. Spanjolli e nisi karrierën te klubi i vendlindjes, Figueres, para se të kalonte te Olot në vitin 2018. Pas 52 paraqitjeve, ai iu bashkua Real Zaragoza-s në vitin 2020, ku bëri debutimin profesional në një ndeshje ndaj Las Palmas.

Në gusht të vitit 2022, Chavarria bëri hapin drejt La Ligës duke u transferuar te Rayo Vallecano. Gjatë katër viteve të fundit, ai është shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të skuadrës. Sezonin e kaluar, Chavarria zhvilloi 44 paraqitje për Rayo Vallecanon, duke e ndihmuar klubin të arrinte finalen e Ligës së Konferencës, ku u mposht ngushtë nga Crystal Palace.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tashmë, mbrojtësi spanjoll nis një kapitull të ri në karrierë, me Chelsea-n që ka siguruar shërbimet e tij deri në vitin 2031.

Burimi: Bota Sot