Vogue Williams frymëzohet nga Anne Hathaway dhe ekspozon barkun e

0%

Vogue Williams duket se është frymëzuar nga stili i shtatzënisë së Anne Hathaway, pasi të martën shfaqi barkun e rrumbullakosur me pantallona me bel të ulët dhe një bluzë të zbërthyer. Aktorja amerikane, 43 vjeçe, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve gjatë fundjavës, kur tregoi barkun e saj të shtatzënisë në tapetin e kuq.

Vetëm pak ditë më vonë, ajo u shfaq me një veshje të ngjashme, tërësisht në të zeza, pasi iu përgjigj kritikave në rrjetet sociale nga persona që pretendonin se barku i saj ishte “i rremë” dhe se ajo po shtirej sikur ishte shtatzënë, shkruan Daily Mail, transmeton “Bota sot”.

Ana dhe Vogue Williams Tashmë, duket se ky trend i modës së shtatzënisë po bëhet gjithnjë e më popullor, pasi edhe Vogue zgjodhi një stil të ngjashëm gjatë paraqitjes së saj në Londër. Prezantuesja irlandeze dukej mahnitëse me një bluzë me printe zebre, të cilën e kombinoi me pantallona linoje me bel të ulët dhe sandale elegante.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vogue Williams Vogue është vetëm pak javë larg lindjes së fëmijës së saj të katërt me bashkëshortin Spencer Matthews, 38 vjeç. Ndërkohë, Anne Hathaway është në pritje të fëmijës së saj të tretë me bashkëshortin Adam Shulman. Vogue Williams

Burimi: Bota Sot