Mot i nxehtë, temperaturat deri në 36 gradë

0%

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se e mërkura në Kosovë do të jetë me diell dhe nxehtë. IHK njofton se në viset e larta malore parashihen vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11°C deri në 16°C, ndërsa maksimalet nga 30°C deri në 36°C. Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1–5 m/s.

Burimi: Telegrafi