Shkëndija në Arenën “Todor Proeski”, Sileksi në stadiumin e FFM-së

0%

Tashmë është konfirmuar se KF Shkëndija nga Tetova dhe Sileksi nga Kratova ndeshjet e tyre në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës do t’i zhvillojnë kundër rivalëve nga Gjibraltari përkatësisht Bjellorusia. Shkëndija do të përballet me ekipin nga Gjibraltari, Europa FC, ndërsa Sileksi do të ketë punë me bjellorusët e FC Dinamo Minskit. Ndeshjet e para do të zhvillohen në transfertë, ndërsa takimet kthyese më 16 korrik do të luhen në Shkup. Shkëndija do të jetë nikoqire në “Arena Todor Proeski”, ndërsa Sileksi do ta presë kundërshtarin në stadiumin e FFM-së. Ekziston mundësia që Sileksi ndeshjen e parë ndaj Dinamo Minskut ta zhvillojë në terren neutral, me shumë gjasa në Hungari, pasi klubet bjelloruse nuk lejohen nga UEFA të organizojnë ndeshje evropiane në vendin e tyre për shkak të masave të vendosura pas agresionit rus ndaj Ukrainës. Ndërkohë, nga Kratova bëhet e ditur se do të organizojnë transport falas për përkrahësit e ekipit drejt stadiumit të FFM-së më 16 korrik.

Burimi: Bota Sot