Ndryshimi i sistemit – Modriç do të ketë më shumë përgjegjësi

0%

Luka Modriç do të qëndrojë te Milani edhe për një sezon, për kënaqësinë e madhe të tifozëve kuqezinj. Trajneri Ruben Amorim e sheh atë si një lojtar kyç për sistemin e ri të lojës që planifikon të zbatojë. Në formacionin 3-4-2-1, Modriç do të luante si mesfushor i tërhequr, ndërsa Adrien Rabiot do të afrohej më shumë me sulmin, në pozicionin e mesfushorit ofensiv.

Ky pozicion nuk është i panjohur për Rabiot, pasi një rol të ngjashëm kishte edhe te Marseille, shkruan gazeta italiane “Gazzetta dello Sport”. Ndryshimi i sistemit do të thotë se Modriç do të ketë më shumë përgjegjësi në ndërtimin e aksioneve nga thellësia e fushës. Pyetja kryesore për Amorimin është se kush do të luajë pranë tij në mesfushë.

Youssouf Fofana pritet të largohet nga klubi, ndaj Milani po kërkon një mesfushor të ri që të jetë në gjendje të mbulojë një pjesë të madhe të fushës dhe të kryejë detyra mbrojtëse, duke ia lehtësuar punën Modriçit. Ndër kandidatët përmenden Samuele Ricci, Ardon Jashari, Yunus Musah dhe i riu Christian Comotto.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ndërsa për Rabiot kërkohet një motivim i ri pas një periudhe të vështirë, te Milani është e qartë se kush është organizatori kryesor i lojës. Plani i Amorimit bashkon eksperiencën dhe krijimtarinë e Modrićit nga thellësia me depërtimet e Rabiot në fazën përfundimtare të aksioneve.

Kështu krijohet një bosht i ri i skuadrës, rreth të cilit duhet të ndërtohet Milani i ri”, thuhet në tekstin e gazetës italiane. Në 37 paraqitje deri tani për klubin, mesfushori kroat ka shënuar 2 gola, ka dhënë 3 asistime dhe ka qëndruar gjithsej 2.864 minuta në fushë.

Burimi: Bota Sot