Media meksikane për artisten Donna Dafin: Zëri i ri i pop-it që duhet

0%

Këngëtarja Donna Dafi vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Kësaj radhe, platforma meksikane e artit, muzikës dhe kulturës “Pride in Mexico”, i ka kushtuar një publikim të veçantë, duke e prezantuar me titullin: “Donna Dafi, zëri i ri i pop-it që duhet ta njihni”.

Media meksikane veçon këngën “Prima Donna”, të cilën e përshkruan si një projekt sensual, tërheqës dhe thellësisht personal, që flet për të rënë në dashuri pa e humbur veten.

Duke përmendur rrënjët e saj gjermane, nigeriane dhe shqiptare, “Pride in Mexico” shkruan se Donna ndërthur pop-in bashkëkohor, elementet soul dhe një identitet të fuqishëm vizual, duke krijuar një koncept artistik që shkon përtej muzikës. Publikimi përmbyllet me një vlerësim domethënës për artisten: “Donna Dafi sapo ka filluar ta shkruajë historinë e saj në muzikën pop”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky publikim shënon një tjetër jehonë ndërkombëtare për Donna Dafin dhe zgjeron prezencën e saj përtej tregut shqiptar.

Burimi: Telegrafi