Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbrojtur sërish strategjinë e tij ndaj Iranit, duke pretenduar se situata ekonomike e Teheranit është bërë e paqëndrueshme.
Në një intervistë për “Real America’s Voice”, Trump foli për mundësinë e përdorimit të masave të tjera ekonomike për të shtuar presionin ndaj Iranit, në një kohë kur negociatat lidhur me Ngushticën e Hormuzit duket se kanë ngecur. Presidenti amerikan e përshkroi veten si “bankieri i tyre”, ndërsa pretendoi se ekonomia iraniane po përballet me probleme të mëdha.
“Lëreni të shkojë kot dhe shikoni sa keq janë gjërat për ta: Ata kanë inflacion 300%, nuk kanë asnjë vlerë. Monedha e tyre nuk vlen pothuajse asgjë. Ata nuk i paguajnë ushtarët e tyre. Ushtarët po largohen. Kështu që duhet të vazhdojmë, sepse situata është e paqëndrueshme”, deklaroi Trump.
Ai kritikoi gjithashtu mënyrën se si Teherani zhvillon negociatat me Uashingtonin, duke i cilësuar iranianët si negociatorë “dinakë”. “Iranianët janë negociatorë shumë dinakë sepse së pari bien dakord për diçka, pastaj shkojnë dhe i thonë shtypit se nuk e kanë bërë vetë. Ata janë njerëz vërtet të pandershëm”, shtoi presidenti amerikan. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!