Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e vendosjes së dy flamujve në rrethojën e kishës ortodokse në Lipjan. Sipas Policisë, rasti është raportuar më , rreth orës , nga përgjegjësi apo mbikëqyrësi i kishës. Në njoftimin e Policisë të datës thuhet se është raportuar se në rrethojën e kishës ishin vendosur dy flamuj, njëri me mbishkrimin “UÇK” dhe tjetri flamuri i Shqipërisë.
“Stacioni Policor në Lipjan, më datën , rreth orës , nga përgjegjësi/mbikëqyrësi i kishës ortodokse, është njoftuar se në rrethojën e kishës ortodokse në Lipjan janë vendosur dy flamuj” – thuhet në komunikatën e Policisë.
Pas pranimit të informatës njësitë relevante policore kanë ndërmarrë veprime dhe kanë identifikuar një person me inicialet D.M., nga komuna e Lipjanit, i cili është shoqëruar në Stacionin Policor në Lipjan. Policia ka bërë të ditur se D.M. është trajtuar nga Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Lipjan dhe, gjatë trajtimit të rastit, ka rezultuar se ishte nën ndikim të alkoolit.
“Personi i shoqëruar në stacionin policor është trajtuar nga Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Lipjan, i cili ka rezultuar se ishte nën ndikim të alkoolit, me 0.61 promila” – thuhet tutje në njoftim. Ndërkohë, hetimet kanë vazhduar edhe më 11 gusht, kur në stacionin policor është shoqëruar edhe një person tjetër, me inicialet E.M., po ashtu nga komuna e Lipjanit.
Sipas Policisë, ndaj këtij personi kanë vazhduar procedurat e mëtejme policore. “Si vazhdimësi e hetimeve policore, sot, më datën , është shoqëruar në stacionin policor edhe personi (E.M.), po ashtu nga Komuna e Lipjanit, ndaj të cilit kanë vazhduar procedurat e mëtejme policore” – thuhet në komunikatë.
Lidhur me rastin janë njoftuar edhe prokurorët kujdestarë të Departamentit Special dhe Departamentit të Përgjithshëm. Sipas Policisë, me udhëzimin e tyre, rasti është proceduar me Shënim Zyrtar.
Policia ka theksuar se në kuadër të Strategjisë së Integruar të Policisë së Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policisë në Bashkësi, ka dosje të veçanta për secilin objekt të trashëgimisë kulturore fetare. Sipas Policisë, këto dosje shërbejnë për organizimin e sigurisë dhe parandalimin e incidenteve të mundshme.
“Policia e Kosovës ka dosje të veçanta për çdo objekt të trashëgimisë kulturore fetare, të cilat shërbejnë për ofrimin e sigurisë ndaj tyre dhe për parandalimin e çfarëdo rasti apo incidenti të mundshëm”, – thuhet në komunikatë.
Policia ka bërë të ditur se aktualisht siguron 24 objekte të trashëgimisë kulturore me prezencë policore 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, ndërsa për objekte të tjera siguria ofrohet përmes njësive patrulluese policore, sipas zonave të përgjegjësisë.
Në fund, Policia e Kosovës ka thënë se mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe objektet e trashëgimisë kulturore fetare.
