Tragjike! Arriti të nxirrte vetëm një nga vogëlushët nga shtëpia mes

0%

Një tragjedi familjare ka tronditur Izmirin, ku një 56-vjeçare dhe nipi i saj 4-vjeçar humbën jetën në një zjarr që përfshiu banesën e tyre. Ngjarja ndodhi të hënën pasdite në zonën Cisigli. Sipas të dhënave paraprake, Rezan Korkmaz arriti fillimisht të nxirrte nga banesa nipin tjetër, 2-vjeçarin Mert, por më pas u rikthye në shtëpinë që po digjej për të shpëtuar 4-vjeçarin Yigit.

Të dy u gjetën të pajetë nga zjarrfikësit. Trupi i gjyshes u gjet mbi atë të fëmijës, duke lënë të kuptohet se ajo u përpoq ta mbronte me trupin e saj nga flakët. Gjyshi 59-vjeçar, Bayram Korkmaz, arriti të shpëtonte duke u hedhur nga dritarja. Ai pësoi djegie në duar dhe shpinë dhe pas trajtimit në spital u dërgua në banesë. 4-vjeçari Yigit do të festonte ditëlindjen më 23 gusht.

Trupat e gjyshes dhe nipit iu dorëzuan familjarëve pas përfundimit të autopsive. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot