Tentoi t’u jap rushfet zyrtarëve policorë, arrestohet shtetasi serb

0%

Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në pikë kalimin kufitar Bërrnjak i dyshuari (shtetasi serb) ka tentuar t’u jap ryshfet zyrtarëve policor kufitar. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të menjëhershme policore, ku me udhëzim të prokurorit kompetent i dyshuari i lartcekur dhe dy dëshmitarë janë intervistuar.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicë Veri, ka pranuar informatë se në Pikë Kalimin Kufitar Bërnjak i dyshuari mashkull shtetas serb ka tentuar t’u jap ryshfet zyrtarëve policor kufitar.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të menjëhershme policore, ku me udhëzim të prokurorit kompetent i dyshuari i lartcekur dhe dy dëshmitarë janë intervistuar”, thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu siç thuhet në njoftim nga i dyshuari është sekuestruar përkohësisht bankënota që dyshohet se i dyshuari ka tentuar t’i jap si mito zyrtarëve policor, dhe me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në ndalim policor për 48 orë.

Burimi: Telegrafi