KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar se konsumatorët e fshatit Stagovë, në Komunën e Kaçanikut, po përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm. Sipas njoftimit, ndërprerja ka ardhur si pasojë e daljes jashtë funksionit të pompës që furnizon me ujë konsumatorët e këtij fshati. Ekipet e KRU “Bifurkacioni” janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit.
Nga kompania kanë bërë të ditur se furnizimi me ujë pritet të rikthehet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Burimi:
Telegrafi
