Parandalohet kontrabanda me pajisje tatuazhi në Bllatë, sekuestrohen

0%

Në pikën kufitare Bllatë është parandaluar një tentativë për kontrabandimin e mbi 3 mijë gjilpërave dhe pajisjeve të tjera për tatuazh. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Doganave, zyrtarët doganorë gjatë kontrollit të detajuar të një automjeti transportues, në hyrje të vendit, kanë zbuluar mallrat që shoferi tentoi t’i fuste ilegalisht në shtet.

“Gjatë kontrollit, përveç gjilpërave, janë zbuluar edhe 60 paketime me gjithsej 7.2 litra ngjyrë për tatuazh, 150 copë pomadë dhe mjete ndihmëse për tatuazh”, njofton Drejtoria e Doganave. Mallrat janë sekuestruar, ndërsa rasti do të procedohet më tej në përputhje me ligjin.

Burimi: Telegrafi