Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Mitrovicë

0%

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se ka vazhduar aksionet për lirimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen e pronës komunale. Në kuadër të aktiviteteve të Drejtorisë së Inspekcionit, janë ndërmarrë dy aksione në lokacione të ndryshme të qytetit.

Në Magjistralen e Adriatikut janë larguar reklamat e vendosura në mënyrë të kundërligjshme, ndërsa në rrugën “Ahmet Selaci” është liruar prona komunale e cila ishte e uzurpuar. Fund uzurpimeve?

Komuna e Mitrovicës vazhdon aksionin për lirimin e hapësirave publike Drejtori i Inspekcionit, Mujë Igrishta, ka bërë të ditur se aksionet për lirimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen e pronës komunale do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi