Pesë klube të njohura interesohen për Zhegrovën

0%

Edon Zhegrova po e tërheq interesimin e disa klubeve të njohura evropiane në këtë afat kalimtar. Ylli kosovar është në radarin e të paktën pesë skuadrave. 27-vjeçari do të dëshironte të qëndrojë në Juventus, por “Bianconeri” po mendojnë ta sistemojnë diku tjetër ish-futbollistin e Lillet.

Përkundër golit spektakolar të shënuar ndaj Chelseat në miqësore pak ditë më parë, ish-futbollisti i Baselit s’e ka të garantuar një vend titullari në sezonin e tij të dytë në Torino. Prandaj, “Yahoo” raporton se largimi i tij nga Italia duket të jetë i pashmangshëm, përcjell “Gazeta Express”. Më saktësisht, “Messin e Kosovës” në Angli e duan Evertoni dhe Crystal Palace.

Në Francë, Edonin e pëlqejnë Monaco dhe Lensi, të cilat do të mundohen ta rikthejnë në Ligue 1. Kurse, interesim për anësorin ofanziv ka shfaqur edhe Fiorentina në Itali. Gjithashtu, flitet se situatën e tij me kujdes janë duke e vëzhguar edhe gjigantët turq. Zhegrova e kaloi një sezon të vështirë në Serie A, ku nuk arriti ta shënonte asnjë gol e as ta bënte asnjë asistim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai nuk arriti ta gjente formën më të mirë shkaku i një lëndimi paraprak, por më pas nuk pati as vazhdimësi në ekipin e Luciano Spallettit, shkruan Insajderi. Ndonëse edhe publikisht e ka shprehur dëshirën për të qëndruar tek Bardhezinjtë, 20 ditët e ardhshme, deri në fund të gushtit kur edhe do të mbyllet afati kalimtar i verës, do të jenë vendimtarë për të ardhmen e Zhegrovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com