Barcelona përjashton transferimin e yllit të madh të Serie A

0%

Barcelona nuk po mendon për transferimin e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez, si alternativë ndaj Julian Alvarez, pavarësisht raportimeve të fundit që e lidhnin argjentinasin me klubin katalanas. Sipas të përditshmes spanjolle Diario Sport , Barcelona nuk është duke ndjekur një lëvizje për Martinez dhe nuk e konsideron atë si opsion alternativ në rast se dështon transferimi i Alvarez.

Raporti thekson gjithashtu se drejtuesit e Barcelonës nuk kanë pasur asnjë kontakt me agjentin e Lautaro Martinezit gjatë kësaj vere. Në të njëjtën kohë, Julian Alvarez mbetet objektivi kryesor i Barcelonës për përforcimin e repartit ofensiv. Sulmuesi 26-vjeçar argjentinas vazhdon të jetë i vendosur për t’u larguar nga Atletico Madridi dhe për të kaluar në “Camp Nou”.

Barcelona është e gatshme të intensifikojë përpjekjet për transferimin e tij, por vetëm nëse Alvarez bën një hap të mëtejshëm dhe shpreh publikisht dëshirën për t’u larguar nga Atletico Madridi. Megjithatë, katalanasit nuk po e përjashtojnë mundësinë e një “Plan B” për repartin e sulmit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo lidhet edhe me situatën e Ferran Torresit, i cili raportohet se është pranë transferimit te Paris Saint-Germain. Kështu, për momentin, Alvarez mbetet prioriteti absolut i Barcelonës, ndërsa Lautaro Martinez nuk është pjesë e planeve të klubit për këtë afat kalimtar.

Burimi: Telegrafi