Të shtëna me armë në një aheng familjar në Ferizaj, konfiskohet një

0%

Një rast i gjuajtjes me armë zjarri është raportuar mbrëmjen e së hënës në fshatin Nerodime e Epërme të Ferizajt. Policia ka njoftuar se rasti është raportuar më , rreth orës , në Stacionin Policor në Ferizaj. Njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar personin e dyshuar, A.N., 33-vjeçar.

Gjatë ndërhyrjes, policia ka konfiskuar një armë zjarri-pistoletë me gaz, së bashku me dy fishekë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar inicimin e rastit për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Pas intervistimit nga organet e rendit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të hetohet në procedurë të rregullt. Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar te qytetarët që të përmbahen nga përdorimi dhe gjuajtja me armë gjatë festave dhe ahengjeve familjare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas policisë, të shtënat në ajër paraqesin rrezik serioz për jetën dhe sigurinë e qytetarëve, ndërsa ndaj çdo personi që përdor armën në mënyrë të kundërligjshme do të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore.

Burimi: Bota Sot