Ministria e Kulturës dhe Turizmit Saranda Bogujevci ka njoftuar se kanë përfunduar punimet për restaurimin e tri shtëpive tradicionale të familjes Ismail Rrustemi, në lagjen e Hajdinëve, në Terziaj të Gjilanit.
Bëhet fjalë për shtëpinë e Shaqë Ismail Rrustemit, shtëpinë e Hajdin Ismail Rrustemit dhe shtëpinë e Xheladin Ismail Rrustemit, të cilat tashmë janë ruajtur si dëshmi të rëndësishme të trashëgimisë arkitekturore dhe historisë së kësaj zone.
Bogujevci, ka theksuar se përmes këtyre ndërhyrjeve synohet ruajtja e vlerave të së kaluarës, por edhe krijimi i mundësive të reja për valorizimin e trashëgimisë kulturore dhe promovimin turistik të zonës. “Trashëgimia kulturore mbetet prioritet në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave tona”, thuhet në njoftim.
