Arrestohet shtetasi suedez në Durrës, sekuestrohet një pistoletë dhe

0%

Arrestohet një shtetas suedez që u kap duke lëvizur me armë zjarri me vete. Sipas njoftimit thuhet se arma (pistoletë) është sekuestruar dhe krehri i saj i mbushur me fishekë. “Parandalohet vjedhja e një kasaforte murale. Arrestohet në afërsi të banesës që kishte kasafortën, njëri nga autorët e dyshuar të rastit.

Identifikohen 2 bashkëpunëtorët e tij, njëri prej tyre vihet në pranga”, thuhet në njoftim. Po ashtu në njoftim thuhet se si rezultat i intensifikimit të kontrolleve, patrullimeve, bashkëpunimit me qytetarët dhe punës informative, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, krahas angazhimit maksimal për zbatimin e planit të posaçëm të masave të ndërmarra në kuadër të sezonit turistik, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh finalizuan 2 faza të tjera të operacionit të koduar “Siguria”, gjatë të cilave u godit një rast i armëmbajtjes pa leje, si dhe u parandalua një vjedhje.

Tutje në këto raste: ” U arrestua në flagrancë shtetasi suedez, O. K., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit në çantën (marsup) që mbante me vete, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me karikator të mbushur me fishekë, që posedoheshin pa leje; -u arrestua në flagrancë, në afërsi të banesës, ku kishte tentuar të vidhte një kasafortë murale, shtetasi D.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

P., 24 vjeç, ndërsa nga hetimet e kryera për këtë rast, u identifikuan 2 bashkëpunëtorët e tij, shtetasit V. K., 38 vjeç dhe S. I., 26 vjeç. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u mundësua ndalimi i shtetasit V. K., ndërkaq punohet intensivisht për kapjen e shtetasit S. I “. Kontrollet vijojnë.

Materialet procedurale për te dyja rastet iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Burimi: Telegrafi