Një mjet i pashpërthyer është gjetur të hënën në fshatin Gllarevë të Klinës, gjatë punimeve me ekskavator. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur kur një person, gjatë punës me ekskavator, ka hasur në mjetin e dyshuar.
Pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë për deminim të KFOR-it dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilat kanë bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt. Nga rasti nuk raportohet për persona të lënduar apo ndonjë incident.
Burimi:
Bota Sot
