30-vjeçari Jetmir Sopaj ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi pasditen e së hënës në fshatin Janqishtë të Malishevës. Sipas njoftimit të familjarëve, varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më 12 gusht, në orën , në varrezat e këtij fshati.
Për rastin tragjik është deklaruar edhe Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se viktima ka ndërruar jetë në QKUK, pas mesnatës. Autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit.
Burimi:
Bota Sot
