Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një mosmarrëveshje me dy të tjerë. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës , në Gjakovë. Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësorë në spitalin e Gjakovës. Siç thuhet në raport në vend ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar 2 gëzhoja dhe një thikë. “Gjakovë -.
Raportohet se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka plagosur me armë zjarrit viktimën mashkull kosovar .Viktima ka pranuar tretman mjekësorë në spitalin e Gjakovës. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Në vend ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar 2 gëzhoja dhe një thikë.
Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
