Inteligjenca amerikane “beson se Rusia qëndronte prapa dronit-bombë

0%

Ekspertët amerikanë të inteligjencës besojnë se Rusia qëndronte pas sulmit të javës së kaluar me dron me eksplozivë në një aeroport gjerman, kanë raportuar mediat amerikane, ndërsa Berlini ka heshtur për fajtorin e mundshëm, shkruan gazeta britanike, “The Guardian” .

Emergjenca e sigurisë e javës së kaluar e shtyu ministrin e Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, të ndërpriste pushimet verore në Itali dhe të merrte udhë drejt vendngjarjes në qytetin lindor, Lajpcig, ndërsa foli për “nivel të ri rreziku” për Gjermaninë.

Dobrindt e ka quajtur incidentin, në të cilin njëdron me eksplozivë të plastifikuar u gjet pranë një aeroplani mallrash ukrainas në qendrën kryesore të transportit detar dhe ushtarak, pjesë e një “skenari profesional kërcënimi hibrid” nga një aktor i huaj i pajisur mirë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërsa hetuesit gjermanë nxituan për t’i identifikuar autorët, tabloidi “Bild” ka raportuar se autoritetet kishin gjetur gjurmë ADN-je në vendngjarje që përputheshin me një mostër nga një bombë zjarri, e dërguar nëpërmjet DHL-së, që shpërtheu në aeroportin e Lajpcigut në korrik të vitit 2024.

Pesë burra të dyshuar në një seri të lidhur me pajisjet ndezëse të dërguara me postë janë nxjerrë para drejtësisë në Lituani, ku javën e kaluar një aeroplani që ishte cak i bombës së zjarrit që i shpëtoi zjarrit vetëm sepse u vonua. Prokurorët lituanë pretendojnë se të dyshuarit ishin punësuar nga inteligjenca ruse.

Edhe pse deputetët dhe analistët e sigurisë drejtuan gishtin nga Kremlini për incidentin e fundit në Lajpcig, zyrtarët e qeverisë gjermane nuk kanë ngritur akuzë specifike kundër Moskës. Megjithatë, “Ëall Street Journal” ka cituar zyrtarë amerikanë të njohur me raportet e inteligjencës lidhur me incidentin të kenë thënë se droni ndoshta i përket qeverisë ruse.

Televizioni CNN ka raportuar se Uashingtoni kishte arritur në përfundimin se droni vinte nga një shërbim sekret rus, duke cituar një zyrtar të mbrojtjes amerikane në Europë duke vënë në dukje se materiali shpërthyes i gjetur në dron sugjeronte një prodhues ushtarak. Zyrtarët gjermanë thanë se droni arriti të fluturonte përtej sistemeve të mbrojtjes të aeroportit të Lajpcigut.

U imobilizua vetëm kur një shofer autobusi i aeroportit që transportonte një grup pasagjerësh natën vonë e vuri re dhe e raportoi atë, rreth katër orë pasi ai kaloi perimetrin e sigurisë së objektit, duke shmangur atë që autoritetet kanë thënë se mund të ketë qenë një ngjarje me viktima të shumëfishta.

Po atë natë, një aeroplan mallrash i DHL-së, i cili ishte detyruar të ndërpriste uljen në aeroport për shkak të zbulimit të dronit, u përplas me një objekt të panjohur në ajër ndërsa po largohej nga aeroporti. Më vonë ai u ul në mënyrë të sigurt diku tjetër, me dëme të vogla. Hetuesit tani besojnë se ai goditi një dron të dytë armiqësor që po fluturonte atë natë.

Një ditë më vonë, dronë u zbuluan mbi një instalim ushtarak në Gjermaninë perëndimore që strehonte komponentë për sistemet e mbrojtjes ajrore “Patriot”, të prodhuara në SHBA, të cilat Ukraina i ka kërkuar shpesh për ta ndihmuar mbrojtjen nga bombardimet ajrore të Rusisë.

Në përgjigje të kërcënimit në rritje, Ministria e Brendshme gjermane ka deklaruar të hënën se planifikon të dyfishojë ekipin federal të ekspertëve kundër dronëve në 300 syresh, me numrin e bazave operative për njësinë që do të rritet në tetë nga katër sosh.

Gjermania dhe vende të tjera europiane kanë raportuar prej kohësh fluturime të dyshimta të paautorizuara të dronëve mbi aeroporte, objekte ushtarake, porte dhe kompani logjistike, dhe kanë akuzuar agjentët rusë për spiunazh, si dhe për fushatë të synuar sabotimi, përçarjeje dhe frikësimi.

Moska e ka mohuar këtë, dhe në fund të javës së kaluar Ambasada e saj në Berlin e quajti çdo sugjerim se kishte gisht në rastin e Lajpcigut “provokim të sajuar në mënyrë të nxituar” që u “shërben vetëm interesave të Kievit dhe krahut militarist të establishmentit politik europian”. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo