Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 35 aksidente me të lënduar dhe 70 të tjera me dëme materiale.
Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2403 gjoba trafiku. Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 19 persona, 15 i ka dërguar në mbajtje.
