Man City synon transferimin e yllit të Liverpoolit si zëvendësues të

0%

Manchester City po synon transferimin e Alexis Mac Allisterit nga Liverpooli në afatin kalimtar të verës, në rast se humbet shërbimet e Rodrit, ka raportuar një gazetar. Mac Allister konsiderohet një nga mesfushorët më të mirë në Ligën Premier dhe ndër vite është shndërruar në një prej lojtarëve kryesorë të Liverpoolit.

Mesfushori i kombëtares së Argjentinës është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2023 dhe me “Reds” ka fituar nga një herë titullin e Ligës Premier dhe Kupën EFL. Në moshën 27-vjeçare, Mac Allister ndodhet në një nga periudhat më të mira të karrierës së tij dhe tashmë ka tërhequr vëmendjen e Manchester Cityt.

Reports claim that Man City has contacted Alexis Mac Allister’a representatives over a potential move to the club pic.twitter.com/jf76qpD8pJ — 365Scores (@365Scores) August 9, 2026 Sipas gazetarit Matt Thielen, Manchester City ka qenë në kontakt me rrethin e lojtarit argjentinas.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Qytetarët” rrezikojnë ta humbasin Rodrin gjatë kësaj vere dhe besojnë se Mac Allister do të ishte zëvendësuesi ideal për spanjollin. Kontrata e Rodrit me Manchester Cityn skadon në verën e vitit 2027 dhe deri më tani nuk ka shenja se 30-vjeçari do të firmosë një marrëveshje të re për të vazhduar qëndrimin e tij në “Etihad”./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi