Mbyllet përkohësisht rruga “Qamil Hoxha” në Prishtinë, Komuna tregon

0%

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga 11 deri më , rruga “Qamil Hoxha” do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim. Sipas njoftimit të Komunës, mbyllja do të bëhet për shkak të punimeve për gërryerjen dhe shtrimin e shtresës së re të asfaltit.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në komunikacion që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në zonën ku do të zhvillohen punimet. Mbyllja e rrugës parashihet të zgjasë deri më 15 gusht, kur pritet të përfundojnë punimet e planifikuara.

Burimi: Telegrafi