Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, në kohën kur ky i fundit po përballet me presion në rritje për largim nga posti.
Sipas raportimeve, UEFA, Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) dhe CONCACAF kanë kërkuar ndryshime në udhëheqjen e FIFA-s, duke bërë thirrje për një drejtim që, sipas tyre, duhet t’i shërbejë më shumë futbollit.
Në një deklaratë të publikuar në rrjetin e tij social Truth Social, Trump tha se FIFA do të bënte një gabim të tmerrshëm nëse do të merrte në konsideratë zëvendësimin e Infantino-s. “ FIFA do të bënte një gabim të tmerrshëm nëse, për çfarëdo arsyeje, do të mendonte ta zëvendësonte presidentin Gianni Infantino.
Ai është fantastik dhe sapo ka udhëhequr Kupën e Botës më të suksesshme, katër herë më të suksesshme se çdo tjetë r”, ka shkruar Trump. Ai shtoi se largimi i Infantino-s do të ndikonte negativisht në suksesin dhe përfitimet financiare të turneut. “Nëse ai largohet, ajo nuk do të jetë kurrë më aq e suksesshme apo fitimprurëse ”, ka deklaruar presidenti amerikan.
Infantino, i cili është në krye të FIFA-s që nga viti 2016, është përballur së fundmi me kritika lidhur me një projekt të dështuar për përfshirjen e investitorëve privatë në pronësinë e aktiviteteve të lidhura me Kupën e Botës.
