Kuvendi i Kosovës organizon ditën e dytë të aktivitetit për

0%

Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon sot ditën e dytë të aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, i cili u dedikohet bashkatdhetarëve që gjatë sezonit të verës qëndrojnë në Kosovë.

Aktiviteti do të mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës, nga ora deri në , duke ofruar mundësi për bashkatdhetarët që të vizitojnë institucionin më të lartë ligjvënës të vendit dhe të njihen nga afër me punën dhe funksionimin e tij.

Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të vizitojnë hapësirat e Kuvendit, të marrin informacione për rolin dhe përgjegjësitë e institucionit, si dhe të bashkëbisedojnë rreth çështjeve që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet institucioneve dhe diasporës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Aktiviteti “Bashkatdhetarët në Kuvend” tashmë është kthyer në një traditë vjetore, me synim forcimin e lidhjeve me diasporën dhe afrimin e bashkatdhetarëve me institucionet e Republikës së Kosovës.

Burimi: Bota Sot