Kryesia e PDK-së: Vetëvendosja është shndërruar në shkatërruese të

0%

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës pas mbledhjes së mbajtur sot më ka vlerësuar se Kosova ndodhet përballë një krize të thellë kushtetuese dhe institucionale, e cila nuk mund të trajtohet më si një mosmarrëveshje e zakonshme politike. Sipas PDK-së, Vetëvendosja është shndërruar në shkatërruese të themeleve institucionale të shtetit.

Shpërfillja e Kushtetutës, aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, Rregullores së Kuvendit dhe afateve detyruese, sipas PDK-së, përbën cenim serioz të funksionimit demokratik dhe institucional të shtetit. “Vetëvendosja është shndërruar në shkatërruese të themeleve institucionale të shtetit.

Kur shpërfillen Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, Rregullorja e Kuvendit dhe afatet detyruese, nuk kemi më të bëjmë me një mosmarrëveshje të zakonshme politike. Po goditet vetë rendi mbi të cilin qëndron shteti ynë”- ka deklaruar kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hamza ka theksuar se fillimisht është refuzuar përmbushja e detyrimit për konstituimin e Kuvendit brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, ndërsa tash, edhe pas përfundimit të këtij afati, po vazhdon mosrespektimi i procedurave dhe detyrimeve institucionale.

Kryesia e PDK-së ka vlerësuar se pushteti aktual po e zëvendëson funksionimin normal të institucioneve me arbitraritet institucional, duke i zbatuar rregullat vetëm atëherë kur ato i përshtaten interesit politik të tyre. “Kushtetuta nuk është opsionale. Institucionet nuk mund të funksionojnë sipas vullnetit të një partie.

Kushtetuta përcakton rregullat e ushtrimit të pushtetit, garanton ndarjen dhe balancimin e tij dhe mbron rendin demokratik. Ndërsa në Kosovë pushteti po e pezullon Kushtetutën për nevojat e veta politike”- u tha në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së.

Tutje thuhet se Partia Demokratike e Kosovës do t’i mobilizojë strukturat e saj në çdo komunë të Kosovës, në çdo degë dhe nëndegë, në çdo nivel të organizimit partiak dhe qytetar për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe funksionimit institucional.

“PDK-ja do të ndërmarrë një sërë veprimesh ligjore, politike dhe demokratike, me qëllim kundërshtimin e degradimit të mëtejshëm të institucioneve dhe mbrojtjen e rendit kushtetues”- thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se këto veprime do të shoqërohen edhe me konsultime dhe koordinim me subjektet politike, institucionet dhe organizatat e shoqërisë civile, që besojnë se shteti dhe Kushtetuta janë mbi çdo parti dhe mbi çdo individ. Zhvillimet rreth legjislaturës së 11-të Më , Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, kërkoi kohë shtesë për të propozuar një kandidat për kryetar Kuvendi .

“Marrëveshje politike nuk kemi ende, prandaj që t’i evitojmë zgjedhjet e reja, ju lus për kohë shtesë”- deklaroi Kurti më para se të gjuhej me vezë nga deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj. Kurti kërkoi kohë shtesë për bisedime me partitë politike për zgjedhjen e presidentit edhe më herët.

Për këtë çështje, kryetari i LVV-së ka mbajtur takime me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe me atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku, megjithatë palët nuk kanë arritur një marrëveshje politike. Me Hamzën, Kurti u takua vetëm një herë, më . Pas këtij takimi, Hamza u tha gazetarëve se PDK-ja do ta ketë rolin e vet konstruktiv si parti opozitare brenda Kuvendit.

Qëndrimi i PDK-së nuk u lëkund as pas ftesës së dytë të Kurtit për takim. Më pas Kurti i ka propozuar PDK-së një “rokadë” të posteve drejtuese në Kuvend. Ai ka ofruar pozitën e kryetarit të Kuvendit për PDK-në, me kushtin që deputetët e PDK-së të qëndrojnë në sallë dhe të marrin pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit të Republikës.

Ofertën e Kurtit, Hamza e quajti joserioze dhe lojë për blerje të kohës dhe bartjen e përgjegjësisë te partitë e tjera. Ndërsa me kreun e LDK-së, Kurti është takuar disa herë, por nuk kanë arritur një kompromis. Takimi i fundit u mbajt më , një ditë para përfundimit të afatit kushtetues.

Kurti pas takimit të katërt me kryetarin Abdixhiku më tha se ka dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së, parti kjo e cila po e kërkon presidentin. “Takimi ishte i hapur, i sinqertë. Diskutuam për mundësitë dhe vështirësitë e konstituimit të institucioneve. Nuk kemi ende marrëveshje politike”- deklaroi ai.

Sipas tij, për të siguruar stabilitet institucional dhe për të shmangur zgjedhjet e reja, është e domosdoshme që partitë të arrijnë marrëveshje edhe për zgjedhjen e presidentit ose presidentes së ardhshme. Ai theksoi se dallimet mes dy partive mbeten të mëdha, duke vlerësuar se kërkesat e LDK-së nuk janë në përputhje me rezultatin e zgjedhjeve.

Ndërkaq, kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk sheh asnjë arsye për shtyrjen e konstituimit të Kuvendit, duke theksuar se seanca konsituive duhet të ftohet më së largu deri më . “Nuk kam lajme të reja, por jemi shumë, shumë larg marrëveshjes”- tha Abdixhiku pas takimit të katërt me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Abdixhiku, ka deklaruar se qëndrimi i LDK-së mbetet që kandidati për president të propozohet nga kjo parti, ndërsa emri të dakordohet në bashkëpunim me partnerët e mundshëm të koalicionit. Sipas Abdixhikut, ofertat që LDK-ja të marrë postin e zëvendëskryeministrit dhe disa ministri nuk janë të mjaftueshme për të arritur një marrëveshje.

Ndërkohë, Aleanca ka refuzuar të takohet me Kurtin që në ftesën e parë. Kryetari i saj, Ardian Gjini, kishte bërë të ditur që më 9 korrik se nuk e sheh të arsyeshëm një takim me Kurtin, duke ofruar vetëm mbështetje për kuorumin në zgjedhjen e presidentit nëse pranohen gjashtë kushtet e Aleancës, që përfshijnë, mes tjerash, gazsjellësin amerikan, ndërtimin e një termocentrali të ri, rritjen e pragut të TVSH-së dhe investime të mëdha infrastrukturore.

E premtja e 7 gushtit, shënoi afatin e fundit kushtetues për konstituimin e Kuvendit. Në një aktgjykim të qershorit 2025, Gjykata Kushtetuese ka dhënë si afat 30 ditë nga certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve që të thirret dhe të konstituohet Kuvendi.

“Kërkesa nga paragrafi 1 i nenit 66 të Kushtetutës, që Kuvendi të mbajë Seancën Konstituive brenda tridhjetë (30) ditëve nuk do të thotë vetëm që deputetët e zgjedhur duhet të mblidhen fizikisht në sallë.

Kuptimi i kësaj norme duhet të jetë substancial dhe funksional, duke nënkuptuar që brenda këtij afati duhet të realizohen të gjitha veprimet kushtetuese që rezultojnë në konstituimin e Kuvendit.”- thuhet në paragrafin 132 të këtij aktgjykimi. Më janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit, derisa më ishte thirrur seanca konstituive.

Sipas kalkulimeve i binte që të ishte dita e fundit e afatit për konstituimin e Kuvendit sipas aktgjykimit të Kushtetueses. Pas konstituimit të tij, nis automatikisht afati prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit ose presidentes së Republikës.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026, Lëvizja Vetëvendosje u rendit e para me 47.13% të votave, duke siguruar 53 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës fitoi 19.44% të votave dhe 22 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës mori 16.69% dhe 18 deputetë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës siguroi 6.74% të votave dhe shtatë ulëse.

Nga 20 vendet e garantuara për komunitetet joshumicë, nëntë mandate i takojnë Listës Serbe dhe një Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Partia Demokratike Turke e Kosovës ka fituar dy mandate, ndërsa nga një mandat kanë siguruar Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Ashkalinjve për Integrim (PSA), Koalicioni VAKAT, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Partia Liberale Egjiptiane, Partia e Re Demokratike, Unioni Socialdemokrat dhe Partia e Bashkuar e Goranëve.

Burimi: Kallxo