Tërmeti në Kolumbi – numri i viktimave shkon në 74

0%

Ka shkuar në të paktën 74 numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.4 që goditi Kolumbinë. Bilanci i viktimave është rritur ndërsa ekipet e emergjencës po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat më të prekura nga lëkundjet e fuqishme, raporton CNN, transmeton Sinjali. Departamenti i Risaraldës mbetet një nga zonat më të goditura.

Guvernatori Juan Diego Patino ka bërë të ditur se vetëm në këtë rajon janë konfirmuar të paktën 40 viktima. Tërmeti ka shkaktuar dëme të shumta në disa pjesë të vendit, me ndërtesa të dëmtuara dhe të shembura në qytete si Pereira, Cali dhe Manizales.

Autoritetet paralajmërojnë se bilanci mund të ndryshojë më tej, pasi ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet në zonat e prekura dhe po verifikojnë raportimet për viktima dhe dëme. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com